Edhe pak muaj për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale, partitë politike tashmë kanë nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë nëpër komuna, përcjell albinfo.ch.
Pa dyshim se gara më interesante pritet të jetë si gjithmonë në kryeqytet. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, mbetet të shihet pas zgjedhjeve.
Deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë: arkitekti Përparim Rama nga LDK, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli nga AKR, shkruan telegraf.
Nga ana tjetër, kandidat të mundshëm për postin e të parit të kryeqytetit janë përfolur edhe Arben Vitia dhe Liburn Aliu nga LVV-ja dhe Uran Ismaili nga PDK-ja, mirëpo kandidatura e tyre ende nuk është bërë zyrtare.