Zvicra ka filluar që disa ditë përgatitjet për Kampionatin Evropian, derisa sonte ka shënuar fitore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 2:1.
Sfida ishte miqësore dhe do t’i shërbejë Natit para Evropianit që fillon më 11 Qershor, shkruan albinfo.ch.
Kapiteni Granit Xhaka luajti 90 minuta, derisa Xherdan Shaqiri vetëm pjesën e parë, kurse nga minuta e 68-të u inkuadrua Admir Mehmedi. Nuk kishte debutim për Andi Zeqirin.
Zvicra në Euro 2020 është në grup me Italinë, Turqinë dhe Uellsin.
https://hofoot.elhighlights.com/embed/t1bJyvvpf9aI4