Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-COVID-19 në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Me masat e reja parashikohet edhe rikthimi i tifozëve në stadiumet dhe palestra deri në 30%.
“Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP-së”, shkruhet në njoftimin e bërë publik ditën e sotme.
Tifozët kanë qenë të ndaluar në stadiume dhe palestra që nga marsi i vitit të kaluar, kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 në Shqipëri.
Po ashtu, ora policore do të kalojë në nga ora 23:00 deri në orën 06:00.
Ndërsa klubet do të jenën ende në mbyllura, e muzika do të lejohet vetëm deri në orën 22:00.
Ekspertët kanë bërë të ditur se me këto masa mund të bëhet grumbullimi nga 10 në 50 persona.
Ndërsa nga 1 korriku ora policore do të shtyhet deri në 24:00.