Deri në 8,700 pacientë kanë vdekur pasi janë infektuar me Covid-19 pëderisa ishin në spital duke u trajtuar për një problem tjetër mjekësor, sipas të dhënave zyrtare të NHS të marra nga Guardian.
Shifrat, të cilat u siguruan nga vetë spitalet, u përshkruan si “të tmerrshme” nga të afërmit e atyre që vdiqën.
Jeremy Hunt, ish-sekretari i Shëndetësisë, tha se kjo “mbetet një nga skandalet e heshtura të kësaj pandemie, duke shkaktuar mijëra vdekje të shmangshme”./TheGuardian