Krahas Bjellorusisë, në ditën e dytë të samitit liderët e BE-së të mbledhur në Bruksel do të diskutojnë për luftën ndaj COVID- 19 dhe çështjet klimatike.
Bisedimet e ditës së sotme do të përqendrohen jo vetëm në masat aktuale për të ndaluar përhapjen e Covid-19, por gjithashtu në mënyrën sesi duhet reaguar ndaj pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia.
Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu përpjekjet e BE-së për të luftuar ndryshimin e klimës.
Dita e parë e samitit u përqendrua tërësisht mbi Bjellorusinë dhe incidentin me avionin, ku u vendos marrja e sanksioneve ndaj Minskut.
Përveç bllokimit të përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut prej 27 vendesh, BE pritet të godasë zyrtarë të veçantë të lidhur me incidentin.