Tregu i veturave në Bashkimin Europian shënoi rritje me 218,6 % në prill, i krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
“Pavarësisht kësaj rritjeje të madhe në përqindje, vëllimi i shitjeve të muajit të kaluar ishte pothuajse 300 000 njësi më i ulët se ai i regjistruar në prill 2019”, thuhet në deklaratën ACEA-s, trandmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Të 27 tregjet e BE-së shënuan të paktën rritje dyshifrore muajin e kaluar, ndërsa Italia regjistroi rritjen më të madhe (3 276,8 %) e ndjekur nga Irlanda (1 988,6 %) dhe Spanja (1 787, 9 %).
Për periudhën janar-prill, kërkesa e BE-së për automjetet veturë u rrit me 24,4 %, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 3,4 milionë
[ ]