Po vazhdon në Shqipëri vaksinimi, edhe me 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, dhe numri i të vaksinuarve ka arritur në 716 mijë e 616, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu, përcjell albinfo.ch.
Nga 716 mijë e 616 të vaksinuar, 243 mijë e 776 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, transmeton Klankosova.tv.
“Vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.