Kosova ka fituar medaljen e parë në Kampionatin Evropian në karate që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Karatisti nga Kosova, Herolind Nishevci, fitoi medaljen e bronztë, duke u renditur i treti mbrapa Jonathan Horne nga Gjermania dhe Slobodan Bitević nga Serbia, në kategorinë +84 kilogramë.
Medaljen për Herolind Nishevcin e dhuroi minstri i Rinisë dhe Sportit i Serbisë, Vanja Udovičić, transmeton Insporti, përcjell Albinfo.ch.
Kujtojmë që karateistja kosovare, Fortesa Orana, u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike.