Autoritetet hetimore në Nju-Jork e kanë kthyer nga civil, në penal hetimin mbi organizatën e ish-presidentit Donald Trump. Grupi në fjalë akuzohet për akte kriminale, që kanë të bëjnë me fshehjen e të ardhurave dhe shmangien e taksave.
Lajmin e bëri të ditur prokurori i përgjithshëm i Nju-Jorkut, i cili nënvizoi se kishte informuar tashmë kompaninë për këtë ndryshim.
Prokurori i zonës së Manhatanit, Cyrus Vance, i ka hetuar bizneset e Organizatës Trump për më shumë se dy vjet përpara se Trump të bëhej president.
Zyra e prokurorit saktësoi se grupi i familjes Trump po hetohet për kryerjen e akteve kriminale në një periudhë afatgjatë, si për falsifikim të të ardhurave me qëllim fshehjen e taksave.