Disa rriska bukë, pak djathë, një jogurt e një vezë, është darka e zakonshme që u servohet pacientëve nëpër spitalet e Kosovës.
E këtë darkë e ka pubikuar aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, i cili po vazhdon trajtimin shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Albinfo.ch.
Postimi i tij i plotë:
Reparti i Pulmologjisë
Darka
Por edhe bekimi im:
– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!
Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!
P.S
Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!
E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!
Pse?
Spital, 18.05.2021