Autoriteti i drogës Swissmedic dëshiron të autorizojë vaksinat anti-Covid për 12 deri në 15 vjeç deri në fund të qershorit, sipas NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.
Miratimi i vaksinës Pfizer / Biontech për këtë grupmoshë duhet të lejojë që imunizimet të fillojnë në Zvicër kur shkollat fillojnë mësimin pas pushimeve verore, tha Christoph Berger, president i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit.
Ndryshe, Zvicra së shpejti do të fillojë vaksinimin e të rinjve të moshës 16 vjeç e më lart. Zyrtarët shëndetësorë thonë se vaksinimi për moshat 16-plus do të fillojë nga ky muaj, nëpër kantonet e Zvicrës. /Albinfo.ch