Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshri pas reshjeve që zgjatën disa minuta pak pas mesnatës, duke shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë, përcjell albinfo.ch.

Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani, tha se reshjet e breshrit ndodhën për shkak të ndryshimit të beftë të temperaturave gjatë ditëve të fundit, ku ditët me temperatura të u ndoqën nga rënie të menjëhershme.

Ka pasur reshje të konsiderueshme breshri dhe reshje të pakta shiu, duke filluar nga ora 00:30 dhe për rreth 50 minuta solli rreth 55 mm reshja.

Kjo ndodhi për shkak të disa ditëve me temperatura të larta, duke u pasuar me rënie të menjëhershme të vlerave termike. Kjo solli pikërisht dhe prezencën e reshjeve në formën e breshrit në Shkodër”, shpjegon ai.