Zvicra vite me radhë ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte. Ky shtet ka luajtur rol të rëndësishëm veçmas në trajnimin e njerëzve për punë të kategorive që në Kosovë zakonisht kanë qenë të panjohura, transmeton albinfo.ch.
Përveç tjerash, Zvicra po e mbështet zhvillimin e aftësive profesionale në Kosovë me pamje për rritjen e punësimit të të rinjve.
Deri më tani, falë mbështetjes së Zvicrës, 9’124 të rinj dhe gra tashmë kanë marrë trajnime bazuar në nevojat e tregut të punës. /Albinfo.ch





