Ende po vazhdon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në sallën “1 Tetori”, ndërsa sot ka filluar vaksinimi i grup-moshave mbi 65 vjeç, ku interesimi i tyre për marrjen e vaksinës është shumë i madh, përcjell albinfo.ch.
Para sallës “1 Tetori” shihen numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë shprehur interesimin për t’u vaksinuar.
Njoftimi theksonte se fillimisht do të vaksinohen personat nga rajoni i Prishtinës, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi e Lipjani. Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 08:00 deri në orën 19:30.
Ndërkohë të premten, nga ora 08:00 deri në orën 19:30 do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në QKMF në të gjitha komunat.
