Italia është një nga shtetet që fillimet e pandemisë i përjetoi shumë vështirë dhe me numër maksimal infektimesh dhe vdekjesh, transmeton albinfo.ch.
Vala e dytë ishtë shumë më e mirëmenaxhuar nga autoritetet italiane dhe situata nuk ishte e njëjtë si në valën e parë.
Duke qenë se Italia është një nga shetet që vizitohet shumë, me vendet e saj turistike, tërheq turistë nga e gjithë bota.
Turistët më të shumtë të saj janë pa dyshim nga shteti i Zvicrës. Ata zakonisht pushimet verore i kalojnë në Itali, e cila zotëron shumëllojshmëri turistike, transmeton tutje albinfo.ch.
Për të udhëtuar drejt Italisë duhet të keni parasysh disa kushte që duhet respekuar.
Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: hyjnë në Itali dhe qëndrojnë për një periudhë jo më shumë se 5 ditë për nevoja të dëshmuara pune, shëndeti apo urgjencë absolute.
Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: udhëtojnë tranzit në territorin italian me mjetin e tyre privat dhe nuk qëndrojnë më shumë se 36 orë.
Nuk duhet të kryejnë tamponin: fëmijët nën moshën 2 vjeç.
Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: kanë udhëtuar për motive të dëshmuara pune për një periudhë qëndrimi jo më shumë se 5 ditë, për llogari të ndërmarrjeve dhe shoqërive që kanë zyrat qendrore apo dytësore në Itali.
Njoftohet gjithashtu se periudha e karantinës është ulur nga 14 në 10 ditë, në fund të së cilës është e detyrueshme të kryhet test molekular ose antigjenik përmes tamponit.