Numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 vijon të jetë në rënie në Shqipëri, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar 67 persona pozitivë, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Rastet pozitive me virusin kanë dalë nga 2,728 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.