Katër rekrutë kanë pësuar lëndime gjatë një stërvitjeje të ushtrisë me një tank, në Simplon Pass .
Tre prej tyre kanë pësuar më rëndë dhe u desh të lidheshin me ventilator.
Aksidenti ka ndodhur në natën mes të të hënës dhe të martës, në poligonin e qitjes së artilerisë në Simplon, raporton portali i lajmeve tagesanzeiger.ch. Një zëdhënës i ushtrisëka konfirmuar incidentin për SRF.
Sipas tij, të katër ushtarët janë gjetur në tank, të helmuar me monoksid karboni. Ata tani janë në spital, transmeton albinfo.ch. Gjendja e tyre nuk është kërcënuese për jetën.
Gjyqësori ushtarak bën të ditur se ka nisur hetimet.
Sipas gjetjeve fillestare, të katër personat kishin fjetur në një transportues të blinduar dhe e kishin lënë motorin të ndezur, shkruan tagesanzeiger.ch.