Parku i njohur i lojërave “Disneyland” në SHBA ka qëndruar i mbyllur për 13 muaj për shkak të pandemisë së koronës, shkruajnë mediat botërore, njofton srf.ch.
Tani parku i famshëm në Kaliforni është përsëri i hapur.
Grupi Disney ka mirëpritur vizitorët e parë të premten me parullën “Magjia u kthye”, transmeton albinfo.ch. Parku fqinj i dëfrimit, Disney California Adventure Park, është gjithashtu në veprim.
Pas përparimeve të mëdha të vaksinimit në shtetin e bregut perëndimor, Kaliforni, shumë kufizime të koronës janë zbutur në javët e fundit.
Vizitorët e Disneyland udhëzohen të mbajnë maska mbrojtëse dhe të respektojnë rregullat e distancës.
Aktualisht lejohet norma e shfrytëzimit prej 25 për qind të kapacitetit, përcjell albinfo.ch. Por fillimisht, qasje do të kenë vetëm vizitorët që banojnë në Kaliforni.