Padyshim se Zvicra është një kontribuese aktive për aksion kundër COVID19, në shumë shtete të botës, veçmas në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Në nivel global si dhe drejtpërdrejt për Shqipërinë mbështetja zvicerane mbulon si financimin ashtu edhe qeverisjen në shëndetësi, në përgjigje ndaj pandemisë.
Kontributi global deri tani shkon në €68 milionë dhe ai ndaj Shqipërisë në €1.1 milion.
Tashmë Zvicra po përgatit gjithashtu masa të reja për mbështetjen globale ndaj COVID19. /Albinfo.ch



