Statistikat e fundit rreth papunësisë janë rritur në Gjermani në muajin prill. Sipas raporteve gjermane, numri i të papunëve është rritur me 9 mijë të tjerë, duke arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë të papunësuar, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Agjencia Federale Gjermane e Punësimit (BA), thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.
BA njoftoi se në muajin prill shkalla e papunësisë në vend ishte 6 për qind.
Kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele, tha se rimëkëmbja në pranverë forcoi tregun e punës dhe shtoi se kufizimet e vazhdueshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në shumë zona “ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike, por nuk shkaktojnë ngarkesa të reja”.