Mali i Zi ka marrë vendim që të largohet taksa kufitare me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Tashmë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.
Të parët që po e kalojnë kufirin pa paguar taksë në kufi janë mediat kosovare që po vizitojnë Ulqinin për të promovuar vlerat ulqinake tradicionale të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).