Quhet Manisha dhe ka marrë një rrugë aspak të zakonshme nga Zvicra drejt shteteve të Ballkanit.
Për pothuajse 1 vit, ajo do të përjetojë eksperiencën e saj të udhëtimit me dy kuaj, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Manisha u intervistua nga TV Malisheva duke rrëfyer eksperiencën e saj.
“Jam duke e kaluar gjithë territorin ballkanik me kuajt e mi qe 7 muaj dhe mendoj se do të më marrë kohë edhe 6 apo 7 muaj për t’u kthyer në Zvicër. Kam kaluar vendet si Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pastaj do të shkoj në Serbi, Hungari dhe në fund në Zvicër”, shprehet ajo.
Video:
https://www.facebook.com/watch/?v=267854318349333
