Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka shfrytëzuar të drejtën të drejtën e tij si shtetas shqiptar, për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, votoi në qendrën e votimit “Asllan Rusi”, në Pallatin e Sportit, Njësia Nr. 7 në Tiranë.
Pacolli nuk u prononcua për medie, por ekipi i Albanian Post, i cili e përcolli nga afër këtë zhvillim, e pa dhe filmoi duke votuar i vetëm.