Sipas raporteve të fundit të policisë, disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë të palejuar kundër masave të koronës në Rapperswil-Jona SG.
Policia e kantonit ka identifikuar dhe dëbuar së paku 45 pjesëmarrës, raporton srf.ch. Po ashtu ajo ka larguar një autobus me njerëz të gatshëm për të demonstruar, njofton zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi në një deklaratë video të postuar në Twitter pasditen e sotme, transmeton albinfo.ch. Në protestë nuk kishte incidente të mëdha.
Mosndërhyrjen e policisë, zëdhënësi e shpjegon duke thënë se menaxhimi i operacioneve duhej të peshonte të gjitha rrethanat.
Mosrespektimi i vendimit për ndalim të demonstratave nuk është rreziku i vetëm. Duhet gjithahstu të merret parasysh mundësia e dëmtimit të madh të pasurisë dhe të personave, si dhe humbja e kontrollit mbi situatën.
Protesta e kritikëve të masave kundër koronës, e njoftuar nga shoqata “Protesta e Heshtur” nuk ka marrë miratim nga autoritetet., përcjell albinfo.ch. Policia e kantonit të St. Gallenit ka bërë disa herë thirrje për të qëndruar larg tubimit.