Nga 19 maj gastronomia, turizmi dhe eventet e sektorit të kulturës do t’i hapin dyert e tyre. Dy ditë më herët (17 maj) shkollat do të funksionojnë me orar të plotë, transmeton albinfo.at.
“Drita në fund të tunelit po shihet”, ka thënë kancelari Sebastian Kurz gjatë një konference shtypi.
Por gjithsesi duhet pasur kujdes. Falë “turbo të vaksinimit” ngadalë jeta në Austri shpresohet që të kthehet në normalitet. Për të frekuentuar qoftë lokalet apo eventet kulturore do të kenë mundësi vetëm ata që kanë “Pasaporten e gjelbër”, të dokumentoni se jeni i testuar, apo i vaksionuar ose i shëruar. Nga një korriku paralajmërohet që të merren hapa për lehtësime të reja.
Duhet theksuar se që nga 3 nëntor 2020 kafenetë, restorantet, hotelet, turizmi dhe të gjitha eventet pothuajse në gjithë Austrinë janë të mbyllura.