Pitalkat janë ushqimi më i kërkuar gjatë muajit të Ramazanit
Ato kanë një shije të veçantë, e si të tilla, janë mjaft të kërkuara.
Një furrë në Prishtinë gjatë një dite të muajit të Ramazanit shet deri në 2 mijë pitalka në ditë.
Kështu ka deklaruar punonjësi i kësaj furre për emisionin #Gjesi në T7.
“I shesim deri në 2 mijë pitalka. Brumi për pitalka gatuhet ndryshe prej bukës dhe brumërave të tjerë. Prej orës 18:00 deri në orën 19:20 fillojnë kërkesat për pitalka, për kohën e iftarit”, ka deklaruar ai.