Skip to content

Danimarka lehtëson masat nga sot, hap muzetë dhe restorantet

Danimarka po hapet më shpejt sesa ishte planifikuar, pasi do të lejojë restorantet që t’u shërbejnë klientëve edhe në ambientet e brendshme, duke filluar nga data 22 prill. Gjithashtu do të rihapen edhe muzetë. Kushti i vetëm është që klientët të jenë të vaksinuar ose të disponojnë me vete rezultatin negativ të testit të COVID-19. […]

Danimarka po hapet më shpejt sesa ishte planifikuar, pasi do të lejojë restorantet që t’u shërbejnë klientëve edhe në ambientet e brendshme, duke filluar nga data 22 prill. Gjithashtu do të rihapen edhe muzetë.

Kushti i vetëm është që klientët të jenë të vaksinuar ose të disponojnë me vete rezultatin negativ të testit të COVID-19. Nxënësve të shkollave, po ashtu, u kërkohet një test negativ i COVID-19 për të vijuar mësimin nga ambientet e shkollës.

Gjithashtu, do të lejohen grumbullimet e njerëzve deri në 50 vetë, nga 10 që ishte deri më 21 prill.

Për pronarët e restoranteve që bizneset i kishin të mbyllura që nga dhjetori, rihapja ishte një moment i shumëpritur.

Tifozët e futbollit gjithashtu do të lejohen të kthehen në stadiume, ndërsa sallonet e tatuazheve u lejuan të rihapen dy javë më parë.

Përhapja e COVID-19 në Danimarkë është mbajtur nën kontroll kryesisht për shkak të testimeve intensive.