Sot ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, u takua me zv. kryeministren për çështjet e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, Emilja Redzepi, transmeton albinfo.ch.
Ata diskutuan angazhimin e tyre të bashkuar për t’u mundësuar të gjitha komuniteteve të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre gjuhësore.
Kolly mirëpriti angazhimin e saj për të përfshirë përfaqësuesit e RAE në elaborimin e një strategjie të re që do të avanconte përfshirjen e tyre në shoqërinë dhe ekonominë kosovare në mënyrë efektive.
