Në 72 orët e fundit, 4905 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera gjatë kësaj periudhe tre ditore është 71,805.
BAG gjithashtu raporton 16 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 148 persona shtesë janë shtruar në spital.