Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka shënuar një super gol për Werder Bremen ndaj Dortmundit në kampionatin gjerman.
Rashica shënoi në minutën e 14-të. Ai pranoi një top dhe shkoi deri në fund, duke shënuar për 0:1, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte goli i dytë për Rashicën në këtë edicion, derisa ka edhe një asistim.