Aeroporti i Kukësit “Zayed, flatrat e veriut”, do të ketë të integruar brenda edhe një galeri kujtese me çaste historike të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Aeroporti është i emërtuar “Zayed”, në nder të princit arab Zayed, i cili në vitin 1999 kishte hapur në Kukës kampin e refugjatëve.
Në pamjet e siguruara nga Albanian Post, shihet qartë një galeri e madhe me fotografi përshkrimore të luftës, ndër të cilat edhe momente prekëse të shqiptarëve të Kosovës, të përjetësuara në imazhe fotografike.
Momente historike si takimi Thaçi-Rugova apo ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë pjesë e ekspozitorit, përcjell Albinfo.ch.
Kukësi është qyteti shqiptar, i cili ka pritur numrin më të madh të refugjatëve kosovarë gjatë luftës me Serbinë.