Administrata Amerikane e produkteve të Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka tërhequr miratimin emergjent për ilaçin antitrupave Bamlanivimab, për trajtimin e Covid-19, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave amerikane.
Fjala është për një të ashtuquajtur antitrup monoklonal i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Eli Lilly, transmeton albinfo.ch. Përdorimi i tij qe miratuar me kusht në nëntor të vitit të kaluar për trajtimin e sëmundjeve të lehta deri mesatare nga Covid-19.
Pas vlerësimit të mëtejmë të të dhënave, doli se variantet e virusit janë rezistente ndaj këtij antitrupi.
Si përfundim, u konstatua se përfitimet nga përdorimi i vetëm këtij preparati nuk janë më të mëdha se rreziqet e mundshme.
Bamlanivimab mund të shkaktojë reaksione të rënda imune.
Sipas infektiologut Clemens Wendtner nga Klinika e Mynihut, Bamlanivimab përdoret rrallë në klinika në realitet. Ky ilaç mund të injektohet vetëm tek pacientë shumë specifikë dhe mund të shkaktojë një reagim të rëndë imunitar deri në shok alergjik.