Kastriot Imeri me super gol në Superligën zvicerane
0 Likes0 Share
Pas Edon Zhegrovës të shtunën, një tjetër futbollist shqiptar ka shkëlqyer sot
Superliga e Zvicrës është e mbushur me futbollistë shqiptarë, që janë vendimtare në skuadrat ku luajnë, shkruan albinfo.ch.
Kastriot Imeri ka shënuar gol shumë të bukur për Servetten që fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Zurichut.
Imeri në minutën e 69-të gjuajti bukur nga rreth 30 metra dhe realizoi për 2:0. Imeri hyri në lojë vetëm dy minuta më parë.
Asistues ishte Benjamin Kololli. Fidan Aliti, Toni Domgjoni, Blerim Xhemaili, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu startuan te Zurichu. Lindrit Kamberi ishte në stol.
Servette është e dyta me 41 pikë. Zurichu renditet i pesti me 34 pikë.
🤩 WHAT A BANGER ☄️!
Only 2 minutes on the field and Kastriot Imeri scores an absolute stunner from 30 yards out to double the lead for @ServetteFC against @fc_zuerich.@FFK_KS🇽🇰 need to keep an eye on the 20 year old 👀. https://t.co/aAlPvizzkX