Një sasi e konsiderueshme kokaine është bllokuar sot në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 200 pako kokainë, të cilat ishin fshehur në një kontejnier me banane që vinte nga Ekuadori.
Kontrolli i imët në ngarkesën nga Amerika Latine erdhi pasi kokaina u pikas nga skaneri, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pas kësaj, përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme të Policisë shkuan në port. Nga kontrolli brenda në konenier u gjetën 200 pako lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Mësohet se kontenieri u përket disa personave nga Tirana, emrat e të cilëve rezultojnë se nuk janë përfshirje në ndonjë vepër kriminale të mëparshme.
Kontejnierë me banane nga Ekuadori i përket kompanisë “Masabi Fruits”, me qendër në Kombinat, Tiranë.
Policia thotë se bëhet fjalë për një sasi prej afërsisht 100 kg kokainë, e cila ishte fshehur në tavanin e kontejnierit.