Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës me 71 vota pro nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Por, sa vota kanë marrë presidentët e Kosovës ndër vite.
Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga janë dy presidentët që morën më së shumti vota të deputetëve. Presidenti i parë pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte Ibrahim Rugova, i cili në atë kohë kishte marrë 65 vota.
Presidenti i parë pas Pavarësisë së Kosovës ishte Fatmir Sejdiu, i cili mori 80 vota të deputetëve.
Pas tij në krye të shtetit me një konsensus politik erdhi Atifete Jahjaga, e cila po ashtu mori 80 vota të deputetëve.
Ndërsa Hashim Thaçi në vitin 2016 kishte marrë 71 vota.
Ndërkohë, Vjosa Osmani sot u bë presidente po me 71 vota, përcjell albinfo.ch.