Edhe në herën e dytë të votimit për raundin e parë nuk është arriur të bëhet kuorumi prej 80 votash për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Komisioni i Kuvendit ka konstatuar se në votim kanë marr pjese 79 deputetë dhe në mungesë të vetëm 1 vote, nuk është arritur të konsumohet raundi i parë i votimit, raporton Albinfo.ch.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas një lonsulte.me administratën e Kuvendit konstatoi se raundi i parë duhet të përsëritet, por për të votuar sërish do të vendoset pas 30 minutash.