Sapo ka filluar seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë seancë, që filloi me 35 minuta vonesë, janë në rend dite tri pika:
-Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-Pyetjet parlamentare, dhe
-Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.
Po ashtu, në fillim të seancës është bërë zëvendësimi i deputetëve me të përzgjedhurit si anëtarë të Qeverisë.