Spanja ka mundur Kosovën me shifrat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në Sevilla.
Dardanët u mbrojtën mirë, duke rezistuar deri në minutën e 34-të kur shënoi Olmo, dhe dy më pas Torres shënoi për 2:0.
Kosova realizoi një super gol me anë të Besar Halimit nga rreth 40 metra, kurse golin e fundit e shënoi Morena në minutën e 75-të.
Kosova mbetet pa pikë, derisa Spanja ka shtatë pikë.