Shqipëria ka fituar ndaj San Marinos në udhëtim me rezultat 2:0.
Golin e parë e shënoi Rey Manaj me kokë, kurse në minutën e 85-të shënoi Myrto Uzuni, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria nga tri ndeshje ka gjashtë pikë, derisa pa pikë ka mbetur San Marino, në kualifikimet për Kupën e Botës në Katar 2022.