Përgatitjet për vaksinimin e kategorive që përfshihen në fazën e parë të vaksinimit me vaksinën Astra Zeneca, kanë filluar në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Pasditen e së hënës pritet të fillojë procesi në mënyrë simbolike ndërsa të martën do të vaksinohet personeli mjekësor i Klinikës Infektive të QKUK-së, raportojnë mediat vendore.
Kosova pranoi 24 mijë doza të vaksinës, donacion nga Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë ekipi i UNICEF-it është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë për të vendosur tendat e vaksinimit! Punonjësit shëndetësorë janë të gatshëm për të administruar vaksinën COVID-19.