Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është prononcuar pas humbjes që pësoi Kosova prej Suedisë.
“Me këtë nivel të kundërshtarëve kur luani, pësoni”, u shpreh ai për SuperSport, përcjell Albinfo.ch.
“Ne pësuam golin e parë me gjysmë gabimi nga ana jonë. Zakonisht ndodhin këto raste kur sulmuesit i humbin rastet. Por, vetëm dy raste i kishim gjatë gjithë ndeshjes dhe është dashur t’i shfrytëzonim së paku njërin për të barazuar”, theksoi ai.
“Më vjen keq dhe kërkoj falje”, u shpreh ai