Sot në orët e mbrëmjes do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.
Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me fillim nga ora 20:15, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.