Në javën e kaluar, nga 15 marsi deri më 21 mars, në Zvicër janë injektuar 150,688 doza vaksinash kundër Covid-19.
Kjo shifër del nga informacioni që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar të martën në faqen e saj në internet, raporton srf.ch.
Mesatarisht gjatë javës së kaluar janë bërë 21,527 vaksinime në ditë, transmeton albinfo.ch. Kështu, shkalla e vaksinimit nuk ka ndryshuar, krahasuar me atë të një jave më parë.
Ndërkaq, llogaritur nga fillimi i vaksinimit në Zvicër, deri të dielën që shkoi, janë dhënë 1,252,441 vaksina.
Më saktësisht: Deri më tani, 465,782 njerëz janë vaksinuar plotësisht, d.m.th. 5.4 përqind e popullsisë tashmë kanë marrë të dy dozat vaksinës, përcjell albinfo.ch. Ndërsa, deri më tani, vetëm vaksinimi i parë është kryer tek 320,877 njerëz.