Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës, një vit pas rrëzimit.
Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, ai u zgjodh Kryeministër i Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Më pas ai ka bërë betimin, ku të pranishëm ishin edhe ministrat e propozuar nga ai, derisa deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.