Sipas vlerësimeve të policisë, më shumë se 20,000 njerëz kanë demonstruar kundër masave të ndalimit të Koronës të shtunën në Kassel.
Kriteret për protestë, të konfirmuara nga gjykata e qytetit, sipas të cilave ishin lejuar vetëm 6000 pjesëmarrës, janë shpërfillur masivisht, shkruan dpa.de.
Shumë pjesëmarrës nuk i përmbaheshin kushtit për të mbajtur maskën mbrojtëse. Gjatë një demonstrimi të paligjshëm nëpër qendër të qytetit, pati edhe përleshje të dhunshme me kundër-demonstruesit dhe policinë.
Disa policë janë sulmuar, thotë një zëdhënës i policisë. Gazetarët gjithashtu janë sulmuar dhe abuzuar verbalisht nga protestuesit, transmeton albinfo.ch. Raportohet se policët kanë përdorur shkopinj, sprej dhe topa uji për të neutralizuar protestuesit.
Disa persona janë arrestuar.