Një grua në Gjenevë po përballet me një gjobë prej mbi 1.200 CHF, sepse nuk arriti të lexojë një shenjë që përshkruan rregullat e parkimit.
E identifikuar vetëm si Emma, gruaja parkoi në Rue Liotard, në një zonë blu dhe ajo ka lejen përkatëse, e cila në teori do t’i jepte asaj kohë të pakufizuar.
Por ajo nuk e pa shenjën që shënonte se makinat nuk lejoheshin të parkonin atje në ditët e tregut.
Makina u hoq dhe u bllokua. Por, pronarja ankohet se asaj kurrë nuk iu tha, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Emma nuk e përdor shpesh makinën e saj dhe dy javë pasi parkoi, vuri re se makina ishte zhdukur.
Ajo telefonoi policinë, duke besuar se ishte vjedhur, por ata i thanë se e kishin.
Ajo thotë se nëse do të ishte thirrur, ajo do ta kishte marrë atë, duke ulur gjobën.
Por policia thotë se ata nuk kanë asnjë detyrim të informojnë pronarët e makinave nëse makina e tyre është konfiskuar.