Sot ka pasur një reagim nga Vladimir Putin, ndaj fjalëve që tha këtë javë Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Reuters raporton se presidenti i Rusisë tha sot se njerëzit priren t’i shohin të tjerët ashtu siç e shohin veten e tyre, pasi presidenti amerikan tha se ai mendonte se Putini ishte një vrasës. Putini po fliste në televizionin kombëtar dhe tha se ai i dëshironte shëndet Bidenit.
Biden dënoi Putinin, duke thënë se ai mendon se lideri rus është një ‘vrasës’ dhe se ai i tha atij se nuk kishte shpirt.
Vërejtjet e Biden u bënë në ABC News në një intervistë me George Stephanopulos. Intervista përkoi me lëshimin e një raporti të deklasifikuar të inteligjencës amerikane që mbështeste akuzat se Putini ishte pas ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet e vitit 2020. Kur u bë presion ndaj akuzave kundër Rusisë, Biden tha se Putini “do të paguajë një çmim” për përpjekjet për të ndryshuar votën në favor të Donald Trump.