Anketë: Cilat pengesa paraqiten më shpesh lidhur me testimin
Në çfarë vështirësish dhe pengesash keni hasur gjatë testit për Covid?
Ju keni vendosur të bëni testin dhe keni ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u testuar.
Në këtë pikë, na shkruani për çdo vështirësi ose pengesë që keni hasur derisa të merrni rezultatin e testit.
Letra juaj pastaj do t’i përcillet Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm në marrjen e masave të reja paraprake për të korrigjuar problemet ekzistuese.
Çfarë vështirësish keni pasur lidhur me çështjet e mëposhtme?
- Gjatë kërkimit të vendndodhjes së qendrës së testimit në internet,
- Gjatë rrugës për në qendrën e testimit,
- Në komunikim me stafin e qendrës së testimit,
- Gjatë plotësimit të formularëve të aplikimit,
- Probleme të tjera si të kuptuarit se çfarë duhet bërë pas testit etj.