Pavarësisht se ka porositur 35 milion vaksina nga katër prodhues të ndryshëm, Zvicra mbetet prapa shumë kombeve në Evropë kur bëhet fjalë për numrin e vaksinave të administruara për 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch.
Platforma evropiane e statistikave “Statista” tregon se me 10.96 inokulime për 100,000, Zvicra është në vendin e 15-të, nën Mbretërinë e Bashkuar (35,9), vendet skandinave, disa shtete në Evropën Lindore, si dhe Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Maltën.
Sidoqoftë, Zvicra është përpara fqinjëve të saj Austri, Francë, Itali dhe Gjermani.