Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmjen e së dielës ka publikuar listën me emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Në këtë listë janë 131 emra, duke përfshirë edhe kryetarin e ri, i cili po ashtu u zgjodh të dielën, Lumir Abdixhiku.
Pjesë e listës janë edhe 13 deputetët e rinj të legjislaturës së tetë, kryetarët e degëve dhe emra të tjerë.
Siç bëhet e ditur në njoftim të LDK-së, Kuvendi të dielën ka autorizuar kryetarin të plotësojë listën edhe me 10 vende të tjera si “pjesë e hapjes së partisë”.



